RRETH ME ZÀ
Libra ME ZÀ është një galeri digjitale që kthen veprat shqipe në audiolibra, duke ofruar një mënyrë të re dhe të lehtë për të shijuar librat. Synimi i saj është krijimi i një formati alternativ që e bën letërsinë më të qasshme për të gjithë. Gjithashtu, platforma është krijuar për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore.
Me një qasje gjithëpërfshirëse, platforma synon të jetë e thjeshtë për t’u përdorur nga të gjithë, ndërkohë që ka edhe një fokus të veçantë te edukimi, nxitja e kulturës lexuese dhe ofron mundësinë të përdoret edhe në shkolla dhe institucione të tjera arsimore.
Përmes audiolibrave, “Libra ME ZÀ” mbështet arsimin, lehtëson qasjen në njohuri dhe ndihmon në përhapjen e tyre në një mënyrë të re.
Autorët